New York Times: Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj

“Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj”, është titulli i një shkrimi të publikuar këtë të shtunë në median amerikane “New York Times”.

“Kryeministri Edi Rama thotë se dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare”, citon autori i artikullit, Andrew Higgins.

Rama në intervistën e dhënë thotë se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”.

Ai ka potencuar se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të besimit islam me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, është shprehur Rama.

Territori i propozuar i shtetit të ri islamik është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit.

Rregullat në këtë Vatikan të Tiranës, do të jenë të tilla që nuk do të keëë asnjë imponim dhe njerëzit do e zgjedhin vetë stilin e jetesës së tyre.

Deri më tani, janë të pakët personat që kanë qenë në dijeni të këtij plani dhe siç ka treguar kryeministri për New York Times, aleatët si NATO apo SHBA-të nuk janë konsultuar.

Krijimi i shtetit Sovran islamik në Tiranë do të kërkojë kohë. Megjithatë, aktualisht, një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë, që do të duhet të miratohet në parlament.

“Ndoshta të gjithë do të thonë: ‘Ky djalë është i çmendur’, këtë e kanë thënë shumë herë më parë. Nuk më intereson. Gjëja e rëndësishme, e çmendur apo jo, është të luftosh për mirë”, është shprehur kryeministri Rama në intervistën për median prestigjoze amerikane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu