Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ka theksuar se zhvillimet e fundit tregojnë se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.
Begaj tha se historia i njeh shqiptarët si paqedashës dhe model që, sipas tij, duhet ta shpërndajmë pasi “bota ka nevojë për të”.
“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës”.
“Pashë 15 veta mbi kokën e tij”, Arbër Çepani mes lotësh tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit
“Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të!”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale.