Revoltë në BDI-në e Çairit, Ahmeti vazhdon ta mbështesë Bekim Nezirin?!

Po zien në BDI-në e Çairit. Sipas burimeve nga dega e BDI-së në Çair, strukturat e kësaj partie janë të revoltuara me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, i cili vazhdon ti japë mbështetje kreut aktual të degës Bekim Neziri, përkundër skandaleve të fundit në të cilat është përfshirë ish-ministri nga Çairi.

Bekim Neziri u përfshi në përleshjen fizike ndaj të punësuarve shqiptarë në kontrollin e fluturimeve M-NAV, u arrestua nga policia dhe iu caktua paraburgim shtëpiak nga gjykata.

Por, përkundër kësaj, Ali Ahmeti vazhdon të këmbëngulë që Neziri ta drejtojë degën e Çairit.

Kjo ka shkaktuar revoltë mes anëtarësisë, të cilët vlerësojnë se Neziri as nuk mund të kryejë aktivitet partiak duke qenë në paraburgim, ndërsa njëkohësisht ia ul rejtingun BDI-së me skandalet e njëpasnjëshme. lajmetari.press

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu