BDI: Shfuqizimi i balancuesit bashkon partitë maqedonase dhe shërbëtorët e tyre nga VLEN

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurën për vlerësimin e balancuesit për punësime me përfaqësim etnik.

Nga BDI përmes një reagimi për mediat thonë se partitë maqedonase së bashku me VLEN-in janë bashkuar drejt shfuqizimit të balanserit.

Reagimi i plotë:

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit” në kontekstin e punësimit në sektorin publik, apo respektivisht anulimin e “Balanserit” është vetëm fillimi i rrënimit të marrëdhënieve ndëretnike të ndërtuara me shumë vështirësi.

Çështja e anulimit të “Balanserit” do të hapë edhe shumë probleme të reja në periudhën në vijim të cilat mund dhe do të çojnë drejt rrënimit të themeleve bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

E këtë edhe sikur të qeverisnin vetëm, pa shqiptarët, VMRO, ZNAM dhe Stoillkoviçi nuk do ta kishin arritur.

Është për keqardhje sepse rrënimi i MO-së po ndodhë duke qenë në Qeveri edhe koalicioni që humbi zgjedhjet në bllokun shqiptarë VLEN, të cilët janë verbuar pas ca posteve të pakta qeveritare.

Por, kështu ndodhë, kur shkelë vullnetin e shqiptarëve dhe paturpësisht bëhesh vazal i VMRO-së, kundër çdo interesi kombëtar.

Dihet më publikisht se kjo qeveri monoetnike, pa legjitimitet të shqiptarëve, dëshiron ta kthejë pabarazinë e mëparshme, andaj pyesim vazalët e tyre VLEN, në këtë frymë siç po rrjedhin gjërat, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet? Sepse kështu aludon Vendimi i Gjykatës Kushtetuese “Deklarimi i përkatësisë etnike cenon lirinë e qytetarit”! A do ta arsyetoni edhe një vendim të tillë, siç po e arsyetoni pezullimin e balancuesit në një zë me VMRO-në dhe me ZNAM-in.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu