Standarde të dyfishta/ Ramuka shkarkohet nga pozita ndërsa për truprojen e Mickoskit imunitet dhe post

Shefi i policisë kufitare në veri, Naim Ramuka, është shkarkuar për shkak të papërgjegjësisë së tij lidhur me dasmën e familjes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, dhe kalimin e automjeteve të familjes së tij pa kaluar kontrollet e nevojshme në pikën kufitare të Bllacës. Ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkoski, deklaroi se pas procedurës së nisur nga kontrolli i brendshëm, Ramuka nuk kishte më mundësi të ushtronte detyrën. Toshkoski theksoi se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

“Personi që përmendët ishte i emëruar në pozicionin e kryeshefit të pikës kufitare veri. Në përputhje me të gjitha kontrollet e përcaktuara nga ana e kontrollit të brendshëm, është ngritur një procedurë për përgjegjësi disiplinore lidhur me lëshimin e disa automjeteve që ishin të ndërlidhura me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, është ngritur procedurë disiplinore, dhe me këtë rast, nuk iu vazhdua urdhri që i ishte dhënë paraprakisht për të kryer detyrën si kryeshef i pikës kufitare veri,” tha ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkoski.

Sa i përket zëvendësimeve të fundit në MPB, ku pozita të mëparshme të mbajtura nga shqiptarët janë zëvendësuar nga maqedonas, Toshkoski u pyet nëse kjo është pjesë e marrëveshjes me partnerin e koalicionit. Ai u përgjigj se shkarkimet bëhen për ata që kanë kushtet për t’u shkarkuar, ndërsa emërimet për ata që plotësojnë kushtet, përcjell TS.

“Shkarkohen ata që kanë kushte për t’u shkarkuar, ndërsa emërohen të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për të qenë të emëruar. Këtu ka edhe shqiptarë, edhe maqedonas, edhe turq, edhe romë, edhe vlleh. Kështu që nuk e di çfarë të ju them më shumë,” shtoi Toshkoski.

Ndërkohë, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) gjatë një konferencë për shtyp akuzoi partinë në pushtet VMRO-DPMNE për lirimin nga akuza të truprojës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili kishte sulmuar një polic dhe më pas ishte emëruar komandant i forcave speciale “Tigrat”.

“I inkurajoj që të mos shpërndajnë dezinformata dhe që të tregojnë gjendjen faktike ashtu siç është. E di që është detyrë e opozitës të ngrejë pyetje, dhe kjo është e mirë, por jo kur manipulohet me opinionin publik. Në momentin kur sektori për kontroll të brendshëm përcaktoi nevojën për ngritjen e një procedure adekuate, personi për të cilin ishte interesuar opozita u suspendua nga MPB-ja deri në përfundimin e procedurës. MPB-ja ka ngritur procedurë penale përpara institucioneve përkatëse, dhe prokurori publik ka përcaktuar që personi duhet të lirohet nga përgjegjësia. Kontrolli i brendshëm ka vendosur që për këtë person nuk ka kushte për të qenë i sanksionuar në kuadër të procedurës që ishte ngritur. Kjo do të thotë që me përfundimin e procedurës, çështja përfundoi edhe në MPB,” sqaroi Toshkoski.

Në përfundim, veprimet e fundit kanë krijuar një situatë të paqartë dhe konfuzion mes qytetarëve se shqiptarët nuk ka kush ti mbrojë. Ndërsa një zyrtar si Naim Ramuka shkarkohet për shkelje procedurale, raste të tjera, si ai i truprojës së kryeministrit Mickoski, trajtohen me dukshëm më shumë butësi, duke ngritur dyshime për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit./TS?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu