Vuçiq për “Politico”: Lidershipi i Kosovës është i fiksuar pas meje, amerikanët pajtohen me ne!

Ashpërsimi i retorikës mes liderëve të Kosovës e Serbisë javëve të fundit e ka fituar vëmendjen e gazetës ndërkombëtare, “Politico”.

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e akuzoi atë për “irracionalitet” dhe për ndjekje të një “fushate agresive për konflikte të reja”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq reagoi në një intervistë për “Politico”.

“Nëse irracionaliteti dhe agresioni do të thonë të kesh zgjedhje demokratike… OK, shumë faleminderit atij”, tha Vuçiq.

Të enjten, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ftoi liderët ballkanikë në një drekë pune në Bruksel për të diskutuar mbi agjendën e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e rajonit në tregun e përbashkët evropian. Edhe pse Kurti dhe Vuçiq morën pjesë, ata nuk folën.

“Ne nuk kemi fare marrëdhënie”, tha Vuçiq për POLITICO përpara udhëtimit.

Siç shkruan “Politico”, kritikët akuzojnë liderin serb se luan në të dyja anët e gardhit duke inkurajuar serbët vendas në Kosovë të rezistojnë dhe më pas duke luajtur viktimën kur Prishtina reagon.

Vuçiq këmbënguli se ai nuk kishte asnjë interes për të ndezur flakët, pavarësisht faktit se qeveria e tij nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, të cilën ajo ende e konsideron një krahinë renegate.

“Unë nuk dua të marrë pjesë në një fushatë anti-Kurti apo një fushatë ad-hominem kundër askujt”, tha Vuçiç, duke shtuar se lidershipi i Kosovës duket se “është i fiksuar” pas tij.

“Nëse lexoni atë që thonë çdo ditë, është gjithmonë Vuçiq, Vuçiq, Vuçiq”, vazhdoi ai.

Të dyja palët do të takohen veçmas me zyrtarë të NATO-s gjatë udhëtimit të tyre në Bruksel, shkruan “Politico”.

Vuçiq pretendon se Kosova po e mban pezull progresin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Edhe pse njerëzit në Bruksel e shohin se cila anë po e bllokon progresin, ata kurrë nuk do ta thoshin këtë publikisht”, tha ai për “Politico”, duke pretenduar se “BE dhe amerikanët pajtohen me ne”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu