Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, në aksin rrugor kombëtar që të çon në Gjirokastër. Nuk dihet se kush e ka bërë këtë çmenduri, por në një nga vendet ku ndalojnë udhëtarë të shumtë për arsye të ujit të ftohtë që buron nga mali çezmave u janë vendosur tapa bllokuese. Pretendimi është se burimi është pronë private.
Tanimë nuk është çudi që dhe ajrit një ditë t’i dalë pronari, por ajo që mbetet të pyetet është: A ka shtet në këtë vend tu verë fre çmendurive, apo dhe shteti vetë është çmendur!?