Deklarata e bujshme për seksualitetin e Naim Murselit, Behgjet Pacolli dhe Arjan Curri me 10 tetor përballen në gjyq!

Analisti Arjan Curri dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, do të përballen në gjykatë pas padisë për shpifje dhe fyerje të ngritur nga Pacolli. Seanca gjyqësore është caktuar të mbahet më 10 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.
Pacolli ka ngritur padinë pas deklaratave që Curri bëri lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Muresli. Curri deklaroi se Murseli, ish-këshilltari i Pacollit, dyshohej për një lidhje romantike me një burrë tjetër, duke lënë të kuptohej se mund të bëhej fjalë për Pacollin.

Në reagimin e tij, Curri mohoi çdo shpifje apo fyerje dhe theksoi se deklaratat e tij kanë qenë thjesht opinione. Ai gjithashtu shtoi se në vend që të përqendrohet në zbardhjen e motiveve të vrasjes së Ademajt, Pacolli po investon në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Curri, në një reagim për Top Channel, ka thënë se nuk kishte kryer shpifje dhe se pretendimet e Pacollit për dënimin e tij me burg ishin të pabaza. Ai vazhdoi duke ironizuar Pacollin dhe duke kritikuar mënyrën se si ai po trajton këtë çështje në vend të fokusimit në drejtësinë për viktimat.

“Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre. Në deklaratat e mia s’ka patur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im. Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”, ka thënë Curri.

“P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese’, ka shtuar analisti Curri.

Në janar të këtij viti, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, paralajmëroi padinë ndaj Currit, duke e akuzuar për shpifje dhe duke sugjeruar se analisti ishte paguar për deklaratat e tij. Po ashtu, ndaj kësaj deklarate kishin reaguar edhe nga familja e biznesmenit Pacolli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu