Fidan: Projekti i Netanyahut për të vjedhur tokat palestineze vazhdon me mbështetjen perëndimore!

Lidhur me çështjen palestineze, Fidan tha se “projekti” i kryeministrit izraelit Netanyahu, për “të vjedhur të gjitha tokat palestineze vazhdon me mbështetjen perëndimore”
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, është ftuar në redaksinë e editorëve të Agjencisë Anadolu, ku ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Fidan për sulmet në Liban tha se jemi duke parë se “Izraeli hap pas hapi po fillon të përshkallëzojë sulmet e tij drejt Libanit”.

Lidhur me çështjen palestineze, ai tha se “projekti” i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për “të vjedhur të gjitha tokat palestineze vazhdon me mbështetjen perëndimore”.

“Palestina nuk është një temë që prek vetëm palestinezët apo vetëm arabët, por është një temë që prek të gjithë muslimanët”, tha Fidan.

Aktualisht, theksoi ai, “mendja fanatike në Izrael po zbaton një politikë që është larg mendjes së shëndoshë dhe e krijuar për të shkatërruar”.

Duke folur për Sirinë, Fidan tha se beson se nëse ka një zgjidhje në mënyrën që dëshiron Türkiye, Siria do të jetë në gjendje t’i zgjidhë problemet e tjera më lehtë.

Më tej, ai foli edhe për marrëdhëniet e vendit të tij me vendet perëndimore.

“Në marrëdhëniet e tyre me Türkiyen, vendet evropiane sillen sikur të jetë e djathta ekstreme në pushtet. Nëse e djathta ekstreme vjen në pushtet, asgjë nuk do të ndryshojë për ne”, tha Fidan.

Shefi i diplomacisë turke foli edhe për vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë. (AA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu