Dialogu në Bruksel/ Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët!

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffus, i tha kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, se vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të merret “përmes dialogut dhe në bashkërendim” me bashkësinë ndërkombëtare, njoftoi NATO-ja të martën vonë.

NATO-ja njoftoi në uebsajtin e vet se Goffus, së bashku me komandantin për operacione civile të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Tomat, pati takime të ndara me Bislimin dhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, në margjinat e rundit të ri të bisedimeve mes dy vendeve të martën në Bruksel.

“Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione bisedoi për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe shpalosi shqetësimet e sigurisë në rast të hapjes së mundshme për trafik të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Goffus theksoi nevojën për një “zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate”.

“Ai nënvizoi se vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe në kohë të duhur e në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe në një mënyrë që nuk e vë në rrezik komunitetin lokal apo trupat e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Ai tha se KFOR-i ka prani mbi urë dhe po vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përrreth.

Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, pasi ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.

Hapja e urës – e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe – u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, por edhe nga vetë misioni i aleancës ushtarake, KFOR, të cilët thanë se ajo nuk duhet të hapet “në këtë kohë”.

Serbët lokalë protestuan kundër hapjes së urës gjithashtu.

Prej atëherë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij është duke i vazhduar konsultimet dhe diskutimet me aleatët në lidhje me hapjen e urës.

Goffus ishte për një vizitë në Prishtinë në fund të gushtit, ku u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe tha se shtimi i trupave të KFOR-it nuk ishte zgjidhja.

Ndërkohë, Bislimi dhe Petkoviq zhvilluan nga dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh me të martën në Bruksel.

Ata e akuzuan njëri-tjetrit për dështimin e takimit trepalësh. Bislimi tha se Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

Por, Petkoviq e akuzoi Bislimin se nuk pranoi trepalësh për shkak të insistimit të palës serbe në tema si, Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Bislimi tha pas takimit se me Lajçakun kishte biseduar edhe për çështjen e urës, por nuk përmendi se kishte takim edhe me zyrtarin e lartë të NATO-s.

Ai tha se u pajtua me Lajçakun që Kosova dhe Brukseli të diskutojnë në të ardhmen edhe për mënyrën se si të veprohet me hapjen e urës mbi lumin Ibër, pa dhënë më shumë hollësi./ REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abbas quan Hamasin “bij qenësh” dhe kërkon lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

Presidenti tha gjithashtu se Hamasi duhet t'ia "dorzojë" PA-së përgjegjësinë për Gazën dhe armët e saj dhe të shndërrohet në një parti politike Mahmoud Abbas...

Egli dhe Gjesti në krizë? Avokatja zbulon detajet

Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë avokatja Nexhi Beqiri. Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por...

Përpjekje e re, rezultat i vjetër: Dështimi i pestë në Kuvend

Është shënuar dështimi i pestë me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, prej kur nisi seanca konstitutive, më 15 prill. As në votimin...

Fronti Evropian drejtë shpërbërjes, mund të përjetoj krisje të reja brenda koalicionit?!

Fronti Evropian po shkon drejtë shpërbërjes. Të paktën kështu lënë të kuptohet eksponentë nga ky front por edhe kundërshtaret e tyre politik pasi që...

Mbrojtja thotë se Thaçi dhe Veseli kanë pasur vështirësi që të komunikojnë me familjarët e tyre

Gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mërkurën në Hagë, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se kërkesa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu