Bislimi nga Brukseli: Pak mister si nuk u mbajt takimi trepalësh, ftesa e Lajçakut ishte e qartë!

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi e ka cilësuar “si mister” mosmbajtjen e takimit trepalësh në Bruksel, pasi sipas tij, një gjë e tillë theksohej në ftesën e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas përfundimit të takimeve dy palëshe, Bislimi nga Brukseli citohet të ketë thënë se janë pajtuar për mbajtjen e takimit trepalësh, por kjo u refuzua nga Serbia me tendencën e vendosjes së temave të tjera në agjendë.

“Edhe për ne është pak mister sepse ftesa ka qenë shumë e qartë e zotit Lajçak që do të ketë së pari të ketë takim bilateral dhe kanë qenë të propozuara temat apo agjenda e takimit bilateral, pastaj është thënë që në takimin trilateral do të diskutohet rruga përpara në marrëveshjen e normalizimit dhe mund të vendosen edhe tema të tjera nëse ka dakordim mes dy palëve. Ne jemi pajtuar me këtë ftesë, e kemi konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takimin trilateral, por si duket Serbia pastaj ka refuzuar të hyjë me atë agjendë dhe ka kërkuar futjen e temave të saj të cilat janë për konsum politik, çka ne nuk kemi qenë dakord.” – ka tënë ai, sipas “Kohës”.

Tutje, zëvendëskryeministri ka thënë se kanë kërkuar nga Lajçak t’i demantojë raportimet se asnjëra nga palët nuk kanë qenë të gatshme për takim trepalësh.

“Ne kemi kërkuar edhe sot nga zoti Lajçak që të demantojë raportimet që të dyja palët s’kanë qenë të gatshme për takim trilateral për arsye se ne në plotni e kemi ndjekë ftesën e Lajçakut. Ka qenë Serbia që s’ka pranuar të hyjë, për aq kohë sa nuk janë pranuar propozimet e saj me temat që sot kanë të bëjnë me konsum politik në Serbi.” – ka thënë ai tutje.

“Po ashtu edhe për temën e dakorduar që në një të ardhme të bisedohet për shërbimet postare. Kishte ftuar ekspertë të komisionit që na treguan direktivat e Komisionit Evropian dhe këto ishin për ne jashtëzakonisht të vlefshme. Nga këto prezantime e pamë të qartë se në fakt, sipas interpretimit të tyre, Kosova është në plotëni në rrafshin e shërbimeve postare, në harmoni me direktivat e BE-së, përderisa Serbia vetëm pjesërisht. Po ashtu thonë se askund në BE nuk tolerohen veprime apo operime ilegale të kompanive që bëjnë shërbime postare dhe rrjedhimisht ka qenë shumë e denjë nga ana jonë që të mbyllet e njëjta.” – ka shtuar Bislimi.

Ndryshe, emisari Lajçak mëngjesin e së martës fillimisht u takua me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq.

Më pas, ai pati edhe një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Të hënën, kur edhe u konfirmua mbajtja e takimit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh:

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu