Në ambientet e Fakultetit Filologjik vendoset harta e botës ku nuk figurojnë fare Kosova dhe Shqipëria

Profesori universitar, Florim Isufi përmes një reagimi të bërë në Facebook, ka thënë se ka vënë re që në ambientet e brendshme të Fakultetit Filologjik është vendosur harta e botës e ku ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk figurojnë fare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në postimin e bërë, Isufi thotë se hartën e vënë aty, aty është paraqitur ish-Jugosllavia me Shqipërinë në të.

“Sot vrejta se në ambientet e mbrendshme të Fakultetit Filologjik, ku frekuentojnë edhe stafi e studentët e FSHMN-së dhe të Departamentit të Gjeografisë, ishte vendosur një hartë e botës ku prezantohen shtetet e saj.

Këtë vit, mbi tre mijë kosovarë kërkuan azil në BE, Kosova e Shqipëria kryesojnë në Ballkan
Ajo çka bije në sy është se Kosova dhe Shqipëria nuk janë paraqitur në këtë hartë, ndërsa përkundër paraqitjes së shteteve të ndara nga ish BRSS, në territorin e Ballkanit është paraqitur ish-Jugosllavia me Shqipërinë në të”, shkruan Isufi në llogarinë e tij në Facebook.

Profesori ka thënë se kjo dukuri e paraqitur edhe nëpër librat shkollorë, pa prezencën e Kosovës në to, është e dëmshme, dhe se hartat e tilla pas një kohe devijojnë historinë.

“Duke mos hyrë në atë se kush është autori, qëllimin e prezantimit të kësaj harte në këtë kohë, mesazhin, kohëzgjatjen e shfaqjes në publikë, ambientin e përzgjedhur, strukturën e frekuentuesve etj, konsideroj që kjo dukuri e shfaqjes së hartave gjithandej edhe në libra shkollorë pa prezencën e Kosovës është e dëmshme dhe jo reale. Harta të tilla edhe nëse nuk konsiderohen me peshë, ato mbesin në historinë hartografike dhe pas një kohe të gjatë shërbejnë për devijimin e historisë.

Besoj që dekani i Fakultetit Filologjik dhe ai i FSHMN-së së bashku me rektorin e UP “Hasan Prishtina” ta largojnë këtë hartë nga këto ambiente ose ta përmirësojnë duke i shtuar edhe dy shtetet shqiptare”, ka shkruar profesori Florim Isufi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu