Ligji për “branitellët” herët a vonë do të kalojë! (Nga:Medai Shaholli)

Ligji për “branitellët” herët a vonë do të kalojë!

Qeveria Micko tashmë e ka vendosur se me aleatët e saj do ta miratoj ligjin skandaloz të “branitellëve”, si kundërpërgjigje e supremacisë së shtetit ndaj veteranëve të UÇK-së dhe shqiptarëve.

Herët a vonë ky ligj do të kalojë edhe me votat e vlenistëve, pavarësisht kundërshtimeve të tyre për gjoja bllokim te këtij ligji.
Ata e dinë se nuk mund t’i thuhet jo despotit Micko ndaj bëjnë lojë fjalësh në emër të patriotizmit fals duan të ruajnë sloganin e “Ndryshimit” që nuk duket gjëkundi në horizont as si dritë dhe as si mjegull.

“Guri fundit të dominos” për vlenistët dhe patriotizmi i tyre fals për “Ndryshim” do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kur pritet që ajo në fillim të tetorit do ta shqyrtoj ligjin për gjuhët e pakicave, ku në rastin me të keq ajo do ta shfuqizoj ligjin në fjalë dhe kësisoj gjuha shqipe do të mbetet në kalendat greke, si gjuhë e humbur.

Asgjë s’mund të paragjykojmë derisa vlenistët si anëtarë të kabinetit qeverisës të marrin nje vendim, nëse ata do të pajtohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të nxitur politikisht si në këto tri dekada të demokraqisë maqedone apo do të largohen nga qeveria e koalicionit në emër të patriotizmit dhe ndryshimit.

Megjithatë, veprimet dhe qëndrimet e fundit kanë lënë shumë për të dëshiruar ne lidhjeme Ndryshimin e shumë përfolur me muaj të tërë që do të vinte nëse ata do të vinin në pushtet.

Le të presim “gurin e fundit të dominos” për Ndryshim nga ana e vlenistëve në përballjen e madhe të ligjit për “branitellët” dhe ligjit për gjuhët e pakicave ! Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu