BDI: Të pabaza akuzat për tabelat në autostradën Shkup – Bllacë

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka reaguar koalicionit VLEN pasi këta të fundit thanë se, heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, është bërë nga udhëheqësit e kaluar. BDI tha se, këtë akuza janë të pabaza dhe të pavërteta dhe shtoi se, VLEN po shkatërron të gjitha të arriturat kombëtare, përcjell TV21.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthen shqiptarët në vitet ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë.
Akuzat ndaj BDI dhe gjuetia politike e shtrigave nga vazalët e Vlen nuk e mbulojnë dot dështimin katastrofal në mbrojtje të të arriturave kombëtare.

Cënimi i gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, legjitimitetit zgjedhor, balanserit, turpërimi para Shqipërisë, Kosovës dhe në mes të Uashingtonit, ligji për branitella, janë rezultat i hyrjes në qeveri si humbës dhe si të preferuar të VMROsë

Faktin e pamohueshëm që askush nuk i pyet për asgjë dhe janë të demaskuar si tërësisht të paaftë nuk mund t’ia faturojnë as BDIsë e as Frontit Europian Gjuhën shqipe e gjetet zyrtare, e larguat, flamurin kombëtar e gjetet zyrtar, e larguat edhe nga zyrat e juaja, administratorët i gjetët në punë, i larguat, balanserin e gjetet me 30% e bëtë 24%, të gjitha i zhbëtë!
Akuzat nga ana e humbësve, se tabelat në autostradën Shkup – Bllacë janë porositur nga udhëheqësia e mëparshme e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, janë të pavërteta, të pabaza dhe spekulative.

Gjithashtu, ju informojmë se nga ana e udhëheqësisë së kaluar është përgatit edhe projekt për ndrimin e të gjitha shenjave të komunikacionit për autostrada për respektimin e gjuhës shqipe dhe është bërë zgjedhje e kompanisë për ndrimin e të gjitha shenjave por udhëheqësia aktuale ka ndërprerë procedurën që mund të shihet edhe në sistemin elektronik të prokurimeve publike”, tha BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu