Veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Gafurr Adili në 65 vjetorin e tij fitoi pensionin nga shteti i Zvicrës!

Veprimtari kërçovar Gafurr Adili u lind me 5 janar të vitit 1959 në fshatin Aranjell të Kërçovës.

Shkollen fillore (shtator 1965 – qershor 1973) e ka kryer te shkolla “Liria” e fshatit Sërbicë. Gjimnazin (shtator 1973 – qershor 1977) e ka mbaruar në gjimnazin “Sami Frashëri” (ish Ivo Llolla Ribar”) në Prishtinë.

Fakultetin Juridik (tetor 1977 – qershor 1981) në Prishtinë dhe në 3 shkurt 1982 diplomon.

Më 5 shkurt 1982 kthehet në vendlindje ku arrestohet në Kërçovë dhe vuan dënim një muaj burg në Kërçovë dhe një muaj në burgun e Manastirit, për pjesëmarrje në demonstratat e mars-prillit 1981 në Prishtinë.

Nga tetori i vitit 1982 deri në tetor të vitit 1984 vazhdon magjistraturën në Universitetin e Zagrebit (Fakulteti Juridik) ku përfundon studimet për magjistratur në shkencat juridiko-ekonomike.

Nga 1 nëntori i vitit 1984 deri në 15 mars të vitit 1985, për shkak të ndjekjes nga UDB-ja,fillimisht vepron në fshehtësi (në ilegalitet) në Prishtinë. Pas krijimit të kushteve me pasaport të një shokut të tij largohet për në Zvicër në datë 11 prill të vitit 1985.

Kohë në të cilën fiton azilin politik dhe vepron në ilegalitet duke qenë pjesë aktive dhe mbartës i strukturave të organizatave që për qëllim kishin çlirimin dhe bashkimin e tokave të okupuara nga federata e ish Jugosllavisë dhe bashkimin e tyre me shtetin amë.

Zhvillimet e luftrave çlirimtare e rikthejnë në Shqipëri ku drejton FBKSH (Frontin e Bashkimit Kombëtar) ku në vitin 2003 në cilësin e bartësit të AKSH-së,në Tiranë i ngrihet aktakuzë për “Nxitje të urrejtjes nacionale” dhe arrestohet në muajin korrik 2003 ku vuan dënim deri nëntor të vitit 2003 me mbajtjen në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Pas 13 vitesh qëndrimi në Tiranë ku veproi nën survejimin e sigurimit të shtetit shqiptar i cili nuk e pajisi me shtetësi, avokatë të zotit Gafur Adili angazhohen në gjyqësinë e Maqedonisë ku pas 33 vitesh në ilegalitet i hiqet akti i padisë dhe i lejohet rikthimi në vendin e tij të lindjes, edhe ate në shtator të vitit 2017.

Nga ky moment veprimtari njohur Gafurr Adili nuk u lëkund nga ofertat politike dhe nuk ndërmorri asnjë aktivitet politik. Por kontributi përmes analizave e komente nuk ka munguar në shërbim të zgjidhjes të kauzës kmbëtare të cilës ia kushtojë gjithë jetën e tij.

Ditëve të fundit ai kur mbushi 65 vjet njëkohësisht merr të drejtën të gëzojë edhe pensionin nga shteti zvicëran./ TV Gurra

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu