Gashi mori pjesë në një dasmë në Kosovë, MPB: Është nisur procedurë disiplinore ndaj gjashtë zyrtarëve policorë

Në lidhje me rastin e datës 17.08.2024 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, ku delegacioni i kryetarit të Kuvendit kaloi pikën kufitare, për të marrë pjesë në një dasmë në Kosovë, Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale e ka zbardhur rastin. Siç ka bërë të ditur MPB, kanë filluar procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë për shkak të shkeljes së rendit dhe disiplinës së punës: N.R, M.S, A.B, B.A, N.B dhe B.S.

“Kontrolli i brendshëm ka konstatuar se pasi delegacioni, në të cilin si bartës paraqitet Kryetari i Kuvendit, kalon kufirin shtetëror në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” në korsinë për dalje nr. 1, përgjatë tij kalojnë gjashtë automjete civile, të cilat i bashkohen delegacionit në hapësirën ndërmjet pikave kufitare, pa kontrolluar pasagjerët dhe automjetet dhe në një interval të caktuar kohor mbyllen të gjitha korsitë e daljes nga vendi dhe gjatë asaj periudhe nga N.B (zyrtar policor nga sigurimi i Kryetarit të Kuvendit) dhe B.A (polic pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”), nxirret mjeti i bllokuar në korsinë për daljen nr. 3 dhe drejtohet në daljen nr. 1 dhe automjeti kalon vijën kufitare pa kontrolluar pasagjerët”.

“Është konstatuar se N.B. në vend që të sigurojë siguri të menjëhershme fizike për Kryetarin e Kuvendit, ai kryen veprime në pikën kufitare në kabinat e daljes dhe në kabinat doganore, me të cilat mundësoi bashkangjitjen e disa automjeteve civile në delegacion, si dhe i jep përparësi automjeteve civile që kalojnë kufirin shtetëror. Me veprimet e përmendura N.B. ka kryer shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 187 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe neni 210 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së. Gjithashtu B.A ka kryer shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 187 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe neni 210 paragrafi 1 paragrafi 3 dhe 4 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së”, thonë nga MPB.

“Lidhur me konstatimin e parregullsive në ngjarjen konkrete, në vend që të merren masat përkatëse nga kryeinspektori M.S. në bashkëpunim me kryeshefin e stacionit policor “Veri” N.R, sipas mangësive të konstatuara deri atëherë nuk janë ndërmarrë masat përkatëse, por është dërguar akti që obligon komandantin e stacionit policor që të hetojë plotësisht rastin dhe të merr masat e duhura”, thonë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu