Maqedonci: Kërcënimet nga Vuçiqi nuk janë diçka e re – na bëjnë që të rrisim vigjilencën, por asnjëherë nuk frikësohemi!

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë për media ka folur rreth Draftit të Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Maqedonci tha se Mbrojtja Gjithëpërfshirëse është një strategji qeveritare e përfshirjes së mbarë shoqërisë në sistemin e mbrojtjes me qëllim të ruajtjes së interesave jetike të vendit tonë.

“Strategjia e sigurisë së Kosovës e thekson qartë se mbrojtja a sovranitetit territorial nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme ndaj territorit të vendit dhe ruajtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve në rast të fatkeqësive natyrore janë interesa jetike të Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes tha tutje se ky sistem nuk do të ndërhyjë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të FSK-së, por njëkohësisht u mundëson të gjithë qytetarëve vullnetarisht të kenë rolin e tyre në sistemin e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Pra, përderisa FSK-në po e ndërtojmë dhe zhvillojmë në përputhje me Planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, në Programin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse po vendosim bazën për përgatitjen e edukimin e qytetarëve dhe institucioneve në sistemin mbrojtës”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes është deklaruar edhe lidhur me kërcënimet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq nuk është diçka e re. Serbia ka vazhduar në vazhdimësi të kërcënojë sigurinë e vendit tonë dhe ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime.

Normalisht këto kërcënime nga bëjnë që të rrisim vigjilencën, të jemi më të përgatitur, por asnjëherë të frikësohemi duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në vendin tonë dhe institucionet e vendit tonë po kryejnë detyrat në kuadër të misionit të tyre brenda territorit të vendit…”, tha ai. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu