Rreth 60 punonjës shqiptarë te “Pyjet e Maqedonisë” mbeten në rrugë, zëvendësohen me 40 maqedonas!

Shkup, 5 shtator – Rreth 80 punëtorë të ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” kanë mbetur në rrugë. Të njëjtëve nuk i janë vazhduar procedurat për vendime pune, pasi të Qeveria ka sjell mjë vendim që ndërpret vazhdimin e procedurave për konkurset që u realizuan disa muaj para zgjedhjeve të 8 majit.

Me këtë rast, në rrugë kanë mbetur rreth 60 shqiptarë dhe 20 maqedonas, ndërkohë që vetëm disa ditë pas njoftimit për largim nga puna, me kontrata pune janë angazhuar 16 shqiptarë të ri dhe më shumë se 40 maqedonas.

Gazeta KOHA merr vesh se arsyetimi i menaxhmentit të ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” ka qenë se, me vendim të Qeverisë, procedurat nuk mund të vazhdohen pasi ka një vendim të Qeverisë që ndërpret çdo iniciativë punësimo të ndërmarrë pak para zgjedhjeve të 8 majit

Nexhati nga Shkupi është njëri që tashmë ka mbetur pa vend pune. Ka pesë anëtarë në familje, ndërsa thotë se tashmë pa punë, nuk ka asnjë burim financiar për ta mbajtur familjen.

Ai thotë se për punonjësit shqiptarë në ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë”, situatën e vështirëson mungesa e zëvendësdrejtorit shqiptar, pasi akoma nuk është emëruar një i tillë e që në këtë rast i takon koalicionit VLEN.

Në ndërkohë, me vendim të drejtorit të ri, Njësia e Shkupit e ndërmarrjes tashmë udhëhiqet nga kuadër maqedonas, njëjtë sikurse Njësia e Dibrës dhe e Kumanovës, tri njësi këto që deri pak kohësh, ishin nën udhëheqjen e kuadrove shqiptarë.

Ndryshe, punësime të shumta në “Pyjet e Maqedonisë” ndodhën pak para se të shpallen zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Atëkohë kishte akuza se LSDM dhe BDI po shoejtojnë që për të “blerë” vota, po hapin konkurse punësimi edhe ose ndërmarrja nuk ka nevojë për aq numër të madh punonjësish e sidomos kur ndërmarrja ballafaqohet me borxhe të mëdha. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu