Kunguj gjigandë në Cërvicë të Kërçovës! Axha Zenel i gatshëm ta dhurojë farën, tregon se si i kultivoi!

As mosha, as koha e as vendi nuk duhet të bëhen pengesë për të provuar diçka ndryshe.

Këta dy kunguj gjigant që i shihni, i ka mbjellë e rritur Zenel Xhaferi nga fshati Cërvicë i Kërçovës.

Ai është 77 vjeç dhe jeton me bashkëshorten. Për të kaluar kohën kultivon fruta e perime që nuk gjenden lehtë në vendin tonë.
Farën për mbjelljen e këtyre dy kungujve e ka marrë në Kanada para 10 viteve. I ka mbjellë në maj, sepse siç thotë, temperaturat për rritjen dhe zhvillimin e këtij kungulli duhet të jenë mbi 25 gradë.

Një kungull të madh e ka kultivuar edhe para 12 viteve, po ai thotë se pranvera e hershme dhe moti i ngrohtë këtë vit ka ndihmuar që këto të rritën më shumë se ai i para disa vitesh.
Nuk bën plan të mbjellë më, sepse siç thotë, mosha e bën të veten, por është i gatshëm t’ia japë farën kujtdo që dëshiron ta mbjellë.

Axha Zenel ka mbjellë edhe fasule të llojit të madh, pagurë, domate, speca dhe fruta e perime të tjera të llojit të veçantë, të cilat ata piqen, i mbledh dhe i shpërndan nëpër miq e familjarë. TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu