Shumica parlamentare VMRO dhe VLEN hedh poshtë propozimin e Frontit Europian për mbyllje të kazinove dhe bastoreve

LAB: PRESIM NGA QEVERIA QË SA MË SHPEJTË TË SJELLË LIGJIN PËR LOJRAT E FATIT

Deputetet e komisionit ligjvënës juridik dje hodhën poshtë

Deputetet e komisionit ligjvënës juridik me 9 vota pro dhe 2 kundër votuan se ligji për lojrat e fatit është i papranueshem dhe nuk duhet të shkoj në procedurë të mëtutjeshme. Një ndër propozuesit e këtij ligji është edhe Ilire Dauti e cila deklaroj se me këtë veprimtari do të mund të merren vetem afaristët të cilët vendin për organizmin e lojrave të fatit ta caktojnë vetëm në hotele me 5 yje.

“Me këtë veprimtari do të mund të meren të gjithë ato afaristë por të cilen do të duhet vendin për organizimin e lojrave të fatit ta caktoj apo ta kenë vetëm në hotele me 5 yje. 2:22 Këto mjete të cilat parashihet që t i paguajnë të gjithë ato që do vendosin të reklamojnë këtë veprimtari në hapësira që janë të kalueshme dhe janë urbane do të duhet që sipas pikës 2 nenit 11 pra mjetet e paguara nga paragrafi 1 i këtij neni komunat t i përdorin për mbështetje të sporiti dhe aktiviteteve tjera të komunës, personave me nevoja të veçanta, organizatave të invalitëve dhe shoqatave të qytetarëve për luftë kundër dhunës në familje” – tha Ilire Dauti, deputete.

Ndërkaq në një deklarat për Klan Maqedoni nga Lëvizja Antibixhoz thonë që presin nga Qeveria që të mos bëjë politika apo lojra rreth këtij ligji por që sa më shpejt të sjellë ligjin për mbylljen e lojrave të fatit.

“Është e vërtetë se propozimi i Ilire Dauti nuk është pranuar por Qeveria e kaluar seancën që ishte ligji për lojrat e fatit nuk arriti të kaloje tani me disa ndryshime që ka premtuar kjo qeveri që sot është në funksion ndoshta do të kaloj një ligjë më të mirë se ajo prandaj ne e ndjekim situaten me vëmendje që ky ligjë të kaloj në mënyrën më të mirë që është” – tha Jushi Emrullahu, LAB.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, propozuesit e këtij ligji thonë që organizatorët e lojërave të fatit në kazino, pika bastesh, klube automatike dhe lotari të tipit të mbyllur, reklama, njoftime dhe shpallje në vende publike si dhe për emërtimin e lokalit afarist, të paguajë shumën mujore prej 200 euro në denarë, ekuivalente për çdo m2 sipërfaqe në të cilën gjendet emri, shpallja, njoftimi, të cilat mjetet paguhen në llogari të veçantë të komunës në territorin e së cilës ndodhet objekti afarist.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu