Ronela Hajati u kujton kolegëve “këngët e lodhura” të tyre!

Pas sezonit të ngarkuar veror, Ronela Hajati ka gjetur kohë për të shijuar disa ditë pushim. Por këto ditë nuk janë vetëm pushime verore sepse njëkohësisht këngëtarja po i shfrytëzon për t’u frymëzuar edhe nga ana artistike. Megjithatë, e ka marrë malli shumë shpejt.

“Kam vetëm një javë pa performuar në skenë dhe më ka marrë malli që tani…jam e pandreqshme”, thote Ronela.

Ronela vijon duke thënë se ky pushim është i nevojshëm për të në mënyrë që të sjellë muzikë edhe më të mirë. Me dozën e përhershme të sinqeritetit, ajo shkruan se s’i pëlqente më çfarë po prodhonte, por në ndryshim nga kolegët, e pranon pa reklamuar të kundërtën.

“Megjithatë realisht kam shumë nevojë për këtë pauzën nga të shkruarit muzikë se e ndieja që isha bërë përsëritëse dhe s’po më pëlqente më ajo që po prodhoja. Të paktën unë e pranoj, s’është se them që po bëj megahite për këngë të lodhura. Ndaj e shtyva dhe publikimin e këngëve të reja se dua t’ju marrë pak malli”, shprehet Ronela. Në fund, ajo ka ndarë edhe një foto nga kënga e re që mezi pret ta nxjerrë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu