Kjo është deklarata e Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Diskutuam (edhe) çështjen e urës së Ibrit në Mitrovicë dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së, është i mirënjohur, por duhet ta përsëris që duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, e diskutuam edhe këtë.
Vendimin për të bllokuar rrugët drejt kufijve të Kosovës
E pashë shpalljen, besoj se nuk duhet të ketë bllokime. Nuk ka kurrfarë arsye për bllokime, duhet të ketë liri të lëvizjes.
Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj, jemi duke punuar në implementim. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe jemi diskutuar edhe me Kosovën edhe me Serbinë se si të përshpejtojmë zbatimin e saj.
Letra (e Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu dhe atje, që nuk ndihmojnë fare por Marrëveshja është e vlefshme në tërësinë e saj dhe tashmë Marrëveshja është bërë pjesë në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
Jemi pajtuar për diçka, por nuk mund ta them këtë para se koordinohemi me të tjerët.
Lajm në përditësim…