Rasti me Blerim Ramadanin, ja çka vendosi Këshilli Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor në seancë urgjente shqyrtoi dhe me 12 vota “për” miratoi raportin për lëndët e Gjykatës Penale që kanë të bëjnë me paraburgimin ekstradues të pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe vendimet për marrëveshje me gjykatësin suprem, Naqe Georgiev, dhe anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publik, Ixhet Memeti, të cilët u deklaruan fajtor për marrje ryshfeti.

Komisioni pranë Këshillit Gjyqësor që e ka përgatitur raportin, vetëm e konstatoi gjendjen faktike, ndërsa tha se nuk ka pasur për detyrë të japë konkluzione apo rekomandime për veprime të mëtutjeshme. Sipas raportit, në rastin e Blerim Ramadanit është caktuar masa e arrestit shtëpiak pa shtuar shkaqe shtesë nga ai i vendimit paraprak kur i është shqiptuar paraburgimi efektiv.
Në rastin e Georgievit dhe Memetit nuk jepen arsye për rrethanat në të cilat u morën vendimet.
“Në këtë lëndë, gjykatësi në procedurën paraprake ka shqiptuar vendim për masën e arrestit shtëpiak ku ka dhënë arsye, por jo të ndryshme nga ato kur ka shqiptuar masën e paraburgimit. Në atë vendim ai nuk ka caktuar mënyrën e mbikëqyrjes nga ana e MPB-SPB-Shkup, Çair. Në të dy lëndët e tjera marrëveshjet mes Prokurorisë dhe të akuzuarve, në bazë të Ligjit për procedurë penale, gjykatësit janë të obliguar të vërtetojnë nëse dëshmitë e siguruara të rëndësishme për zgjedhjen dhe caktimin e sanksionit penal arsyetojnë apo nuk arsyetojnë shqiptimin e sanksionit të propozuar. Në të dyja rastet nuk janë dhënë arsye për këto rrethana.”, – deklaroi anëtari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.
Kryetarja Vesna Dameva theksoi se nuk ka vërejtje për përmbajtjen e raportit dhe lavdëroi Komisionin për efikasitetin e treguar gjatë përpilimit të tij.
Këshilli Gjyqësor formoi Komision për lëndën e gjykatësit, Pajazit Pajaziti, i cili liroi në arrest shtëpiak pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, në pritje të vendimit për ekstradimin e tij në Serbi, ndërsa ai gjatë arrestit shtëpiak u arratis në Kosovë.
Ndërkohë komisioni shqyrtoi edhe lëndën e gjykatësit suprem, Georgiev, dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti, të cilët u deklaruan fajtorë për marrje ryshfeti në lidhje me rastin kundër ish-kryetarit të komunës së Novosellës, Boro Stojçev. Në këtë rast, Ixhet Memeti u pajtua me gjykatën për dënimin me burgim me kusht, ndërsa gjykatësit, Georgiev, iu shqiptua dënimi prej 3 vjet burg dhe ndalim për ushtrimin e profesionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu