Rreth 60 punonjës shqiptarë te “Pyjet e Maqedonisë” largohen e mbeten në rrugë

Rreth 80 punëtorë të ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” kanë mbetur në rrugë. Të njëjtëve nuk i janë vazhduar procedurat për vendime pune, pasi të Qeveria ka sjell mjë vendim që ndërpret vazhdimin e procedurave për konkurset që u realizuan disa muaj para zgjedhjeve të 8 majit.

Me këtë rast, në rrugë kanë mbetur rreth 60 shqiptarë dhe 20 maqedonas, ndërkohë që vetëm disa ditë pas njoftimit për largim nga puna, me kontrata pune janë angazhuar 16 shqiptarë të ri dhe më shumë se 40 maqedonas.

Gazeta KOHA merr vesh se arsyetimi i menaxhmentit të ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” ka qenë se, me vendim të Qeverisë, procedurat nuk mund të vazhdohen pasi ka një vendim të Qeverisë që ndërpret çdo iniciativë punësimo të ndërmarrë pak para zgjedhjeve të 8 majit

Nexhati nga Shkupi është njëri që tashmë ka mbetur pa vend pune. Ka pesë anëtarë në familje, ndërsa thotë se tashmë pa punë, nuk ka asnjë burim financiar për ta mbajtur familjen.

Ai thotë se për punonjësit shqiptarë në ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë”, situatën e vështirëson mungesa e zëvendësdrejtorit shqiptar, pasi akoma nuk është emëruar një i tillë e që në këtë rast i takon koalicionit VLEN.

Në ndërkohë, me vendim të drejtorit të ri, Njësia e Shkupit e ndërmarrjes tashmë udhëhiqet nga kuadër maqedonas, njëjtë sikurse Njësia e Dibrës dhe e Kumanovës, tri njësi këto që deri pak kohësh, ishin nën udhëheqjen e kuadrove shqiptarë.

Ndryshe, punësime të shumta në “Pyjet e Maqedonisë” ndodhën pak para se të shpallen zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Atëkohë kishte akuza se LSDM dhe BDI po shoejtojnë që për të “blerë” vota, po hapin konkurse punësimi edhe ose ndërmarrja nuk ka nevojë për aq numër të madh punonjësish e sidomos kur ndërmarrja ballafaqohet me borxhe të mëdha.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu