Taravari jep “VULËN” e shfuqizimit të Shqipes, thotë se Ligji për gjuhën shqipe është në kundërshtim me Kushtetutën!

Një nga partitë me standart të dyfishtë në këtë drejtim ka qenë dhe është BDI-ja, e cila edhe pse e kishte pushtetin për 22 vjet, e katandisi gjuhën shqipe që në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit, të jetë anonime. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa akuzon BDI-në se e pamësuar në opozitë, por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit, transmeton gazeta KOHA.

“Një nga partitë me standart të dyfishtë në këtë drejtim ka qenë dhe është BDI-ja, e cila edhe pse e kishte pushtetin për 22 vjet, e katandisi gjuhën shqipe që në dokumentin më të rëndësishëm të shtetit (Kushtetuta), të jetë anonime. E pamësuar në opozitë, por sidomos e frikësuar nga ajo që i pret, tani nuk lënë gjë pa përdorur dhe fare kuptueshëm i kanë hipur kalit të patriotizmit. Nisur nga një pretendim qesharak si është ai i Levicës, parti me komplekse inforioriteti, e cila e shfaq haptas këtë punë duke sharë çdo gjë që nuk është maqedonase, BDI-ja po përpiqet ta bëj të madhe e të stërmadhe diskutimin e Ligjit të Gjuhëve”, shkruan Taravari.

Megjithatë, ndryshe nga tani, në 2018, në dotën që u miratua Ligji, Taravari në cilësinë e Sekretarit gjeneral të ASH-së, kishte thënë se gjuha shqipe në këtë format ka marrë pozitën më të mundshme që e lejon ligji.

“Ky ligj që ka kaluar është ajo që mund të sigurohej maksimalisht sa i përket zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Normalisht se kjo nuk është e mjaftueshme. Në rastin konkret gjuha shqipe do të kishte status të barabartë vetëm kur të ndryshohet Kushtetuta. Dhe kjo formë është maksimumi që mund të marrë shqipja si gjuhë zyrtare pa rënë ndesh me Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Taravari më 11 janar 2018, kur ASH ishte pjesë e Qeverisë.

Atëkohë, Ligji në lexim të parë u mbështet me 69 vota, duke përfshirë këtu ASH-në dhe pesë deputetët e BESËS.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu