Kujdesuni për shëndetin tuaj në punë/ Jepuni fund këtyre zakoneve të pashëndetshme!

Ja se cilat janë disa prej:

1. Të rrini ulur gjatë gjithë ditës

Nëse ju jeni një sipërmarrës shumë i zënë me punë, shanset që ju të kaloni pjesën më të madhe të ditës ulur në tryezën tuaj të punës janë shumë të larta. Amerikanët për shembull shpenzojnë më shumë se gjysmën e orëve të punës së tyre ulur.

Si pasojë, ata janë gjithmonë të shoqëruar nga një dhimbje e shtyllës kurrizore, si dhe nga probleme si shtimi i peshës, shfaqja e diabetit dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse ngriheni vazhdimisht nga tavolina juaj për disa minuta në çdo një orë, kjo gjë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shëndetit tuaj.

2. Të konsumoni drekën në tryezën e punës

Sipas një studimi të kryer nga Right Management, 65 për qind e amerikanëve e konsumojnë vaktin e drekës përpara kompjuterit ku punojnë.

Izolimi social ka ndikim shumë të madh në jetën tuaj. Sipas një analize të kryer së fundmi ndërveprimi shoqëror jo vetëm ndikon në shëndetin mendor, por mbi të gjitha ka ndikim të madh në rritjen e numrit të vetëvrasjeve. Një studim tjetër i pavaruar theksoi se vetmia mund të jetë një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiake apo të sëmundjeve të tjera kronike.

3. Të shmangni vaktet e ndërmjetme të pashëndetshme

Sa më të stresuar të jenë njerëzit aq më pak e kanë mendjen tek konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe tek vaktet e ndërmjetme ata hanë ushqime me shumë kalori, si patetina apo çokollata, ndërkohë që do të ishte me mirë t’i zëvendësonin ato me fruta.

4. Të shmangni rrjetet e ndryshme sociale

Sipas një studimi të fundit, kërkimi në rrjete të ndryshme sociale rrit nivelin e dopaminës dhe për pasojë, këta persona kanë tendencë të jenë sa më produktivë. Por askush nuk mund të arrijë ta kontrollojë veten nëse futet në rrjetet sociale dhe koha që harxhon aty është shumë e madhe. Prandaj për të marrë një feedback pozitiv, në vend që të futeni në humnerën e rrjeteve sociale, më mirë flisni me një koleg apo konsumoni diçka të shëndetshme.

5. Të mos dilni nga zyra juaj

Gjithkush prej jush mund ta ketë parë veten të përfshirë në një projekt të caktuar dhe pa e kuptuar orët kanë fluturuar dhe ju nuk keni lëvizur fare nga zyra juaj për gjatë gjithë ditës. Sipas një studimi të fundit, në mënyrë që truri të prodhojë sa më shumë serotoninë, ka nevojë që të ekspozohet ndaj diellit, prandaj edhe lëvizja nga ambienti i zyrës është shumë i nevojshëm.

Jo më kot edhe gjatë viteve të fundit, një prej trendeve më të reja është zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të hapura. Nëse nuk keni mundësi që të dilni për ditë, të paktën dy herë në javë duhet të dilni patjetër në një ambient të hapur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu