Ish i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar me rastin e shënimit të 4-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në platformën X, Grenell ka thënë se administrata e udhëhequr nga Joe Biden dhe Kamala Harris nuk ka arritur që ta zbatojë këtë marrëveshje.
“Sot katër vite më parë i kemi bashkuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale me Presidentin Donald trump dhe ata nënshkruan një marrëveshje historike për t’i normalizuar dhe zgjeruar ekonomitë e tyre”, shkroi ai në X.
https://x.com/RichardGrenell/status/1831491797304144076?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1831491797304144076%7Ctwgr%5Ea8b85748266a788ad958f2b83858ee6a4197d468%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2F4-vjet-nga-marreveshja-e-washingtonit-grenell-biden-harris-nuk-arriti-ta-zbatonte%2F