Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya një ndër të preferuarit e publikut shqiptarë ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar një pjesë të pushimeve këtë verë.
Aktori Erkan Petekkaya në rrjetet sociale ka ndarë video nga Tirana dhe nga Vlora.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.