LSDM: Politikat e qeverisë shpijnë drejt varfërisë, në vend të çmimeve Mickoski ka ngrirë pagat

LSDM-ja ka akuzuar se politikat ekonomike të Qeverisë po e çojnë vendin drejt varfërisë. Sipas opozitës maqedonase çmimet e produkteve bazë vazhdojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa Qeveria nuk ka kurrfarë kontrolli. Zëdhënësja e LSDM-së i bëri thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga politikat e gabuara dhe urgjentisht të marra masa.

“Qytetarët ankohen për jetesën gjithnjë e më të shtrenjtë, ndërsa Mickoski vetëm apelon biznesmenët që t’i ulin çmimet. Kur ishin në opozitë, ishin të zëshëm dhe kritikonin masat e LSDM-së, me të cilat mbrojtëm standardin e qytetarëve, ulëm çmimet dhe luftonin çdo ditë me inflacionin. Sot në kolltukët komode të Qeverisë, nuk iu bëhet vonë dhe e harruan popullin në tërësi. Derisa shporta e konsumit rritet, pushteti i Mickoski shkurton paratë me rishikimin e buxhetit dhe nuk parashikon fonde për pagë më të lartë minimale. Nuk jep para as për pagat në arsim, por edhe në sektorë të tjerë. Punëtorët janë margjinalizuar dhe harruar, të ballafaquar me çmime të larta dhe paga të ngrira. Në vend se të ngrijë çmimet, Mickoski ka ngrirë pagat”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu