Janevska: Pushim pranveror për nxënësit nuk do të ketë, viti i ri shkollor fillon më 2 shtator dhe përfundon më 10 qershor

Këtë vit, filloristët dhe gjimnazistët nuk do të kenë pushim pranveror, vendosi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të anketës së realizuar mes arsimtarëve, prindërve dhe fëmijëve, prej të cilëve shumica jaë deklaruar se pushim i tillë nuk nevojitet.

Viti shkollor do të zgjat nga 2 shtatori deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të nxënësve nga vite përfundimtare në arsimin e mesëm, të cilët do të kenë mësim deri më 16 maj.

“Pushimi dimëror fillon më 31 dhjetor, ndërsa përfundon më 19 janar. Pushimi veror, megjithatë, fillon më 11 qershor, ndërsa përfundon më 31 gusht. Pushim pranveror, nuk do të ketë. Ky vendim ka dalë nga rezultatet e anketës së realizuar mes arsimtarëve, prindërve dhe nxënësve, prej cilëve shumica u prononcuan se pushim i tillë nuk nevojitet”, tha në konferencë për shtyp, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Mësimi fillon me prani fizike, ndërsa onlajn mësim do të ketë për nxënësit nga disa shkolla, ku, siç tha, udhëheqësia paraprake nuk i ka realizuar obilgimet e saj, si për shembull përfundimin me kohë të rikonstruimit ose furnizimit të pajisjeve – bankave dhe karrigeve për nxënësit.

Janevska shtoi se sipas informatave me të cilat disponojnë, në 140 shkolla do të zhvillohet mësim në një turn, për çka si Qeveri angazhohen të vendoset në të gjitha shkollat në shtet.

“Bëjmë analizë që të shohim në cilat objekte duhet në mënyrë shtesë të investohet në kapacitetet, që të mund të zgjerohet mësimi me një turn nga vitet e ardhshme edhe në shkollat tjera”, tha Janevska.

Ajo informoi edhe se për nevojat e nxënësve me pengesa në zhvillim, do të angazhohen mbi 1.000 asistentë arsimorë, ndërsa shpalljet për 820 janë realizuar dhe pas përfundimit të plotë të procedurës për zgjedhje, ata do të fillojnë me aktivitetet dhe kompetencat e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu