“Tigrat” ndaluan sonte në Shkup Drin Ahmetin, nipin e Ali Ahmetit!

Drin Ahmeti, nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti është ndaluar sonte nga policia në qendër të Shkupit.

Ndalimi u bë nga pjesëtarët e njësisë speciale të policisë “Tigrat”, pasi në një makinë Range Rover u gjet një sasi e madhe mjete piroteknike.

Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin.

-Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajaz-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet një parashtresë përkatëse”, është përgjigjur MPB-ja.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu