Është rrahur brenda burgut? Drejtori i Policisë së Kosovës tregon për Naim Murselin!

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka folur lidhur pretendimet e babait të Naim Murselit se djali i tij është rrahur brenda burgut nga zyrtarë policorë.

Hoxha tha në “T7” është e ndaluar që zyrtarët policorë të marrin informacione përmes përdorimit të forcës dhe thotë se kushdo që ka pretendime të tilla mund t’i drejtohet Policisë dhe IPK-së.

Drejtori i Policisë ka thënë se nuk beson që policët e Kosovës kanë shkuar në një nivel të tillë, duke qenë se ka dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij.
“Zyrtarët tonë s’lejohet të marrin informacione përmes përdorimit të forcës. Është e ndaluar dhe përbën vepër penale. Dikush që ka pretendime të tilla lirisht le të kontaktojë Policinë apo IPK-në i cili do të trajtoje hollësisht një pretendim të tillë. Nuk i inkurajojmë veprime të tilla brenda institucionit të Policisë.

Si menagjment do t’i gjykojmë dhe ndjekim për nxjerrjen e të vërtetës. Nuk besoj që policët tanë kanë shkuar në këtë nivel. Ka pasur dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij”, ka thënë Hoxha.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu