Digjet vetura e Dragan Mitkovskit, bashkëpunëtorit të Arsovskës

Është djegur vetura e Dragan Mitkovskit, bashkëpunëtorit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Mitkovski ishte bartës i listës së partisë Alternativa e Re në zgjedhjet e fundit. Nga MPB konfirmojnë se vetura ishte në pronësi të zyrës së kontabilitetit “MM”, udhëheqës i së cilës është Mitkovski.

“Më datë 09.08.2024 në ora 03:05 minuta, nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri – Shkup në SPB-Shkup është raportuar se në territorin e Gjorqe Petrovit në Shkup është djegur automjeti i pasagjerëve “Mercedes A Class” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi. Nga zjarri janë përfshirë edhe automjetet e pasagjerëve “Hyundai” dhe “Suzuki Swift”, në pjesën e parakolpëve dhe pasqyrës së pasme”, thonë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu