57 vjeçari nga Prilepi pranon në polici se ka ndezur zjarre

Nga MPB thonë se kanë parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë kundër D.T. (57) nga Prilepi. I njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale “shkaktim të zjarrit pyjor”, që dënohet sipas nenit 227 paragrafi 5 nga Kodi Penal.

Siç bënë të ditur nga MPB, i denoncuari në disa raste, më 15.07.2024, më 30.07.2024, 02.08.2024, 05.08.2024 dhe më 07.08.2024 në rajonin e fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, komuna Makedonski Brod, ka shkaktuar zjarr në vend të hapur, i cili ishte përhapur dhe ka shkaktuar zjarre në sipërfaqe më të madhe, ku digjej bari dhe bimët me kërcell të ulët.

“Të gjitha zjarret janë shuar nga ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Makedonski Brod dhe Ndërmarrjes pyjore rajonale ‘Sandanski’ – Makedonski Brod. Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me zjarret, nëpunës të policisë nga DPB Makedonski Brod e kanë gjetur të denoncuarin D.T. në vendin ku ishte shkaktuar zjarri dhe gjatë kontrollit te ai janë gjetur gjëra me të cilat mund të shkaktohet zjarr. Me të denoncuarin është kryer bisedë zyrtare, me çka ai i kishte pranuar veprat”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu