ASH: Tek 5 vëllezërit nga Nakushtaku i Likovës që pas shumë dekadave u pajisën me shtetësi, vazhdojmë me zgjidhjet për qytetarët!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetari i degës së ASH në Likovë, Jeton Shaqiri, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, deputetët, Elmi Aziri dhe Abdulla Saliu dhe drejtorin Driton Nebiu, qëndruan në fshatin Nakushtak të Kumanovës, ku 5 vëllezër të familjes Agushi nga ky vendbanim, për herë të parë janë pajisur me shtetësi dhe dokumente personale falë ligjit të ri me të cilin përfundimisht u zgjodh çështja e personave të paevidentuar.

“Bashkë me strukturat lokale dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarët në fshatin Nakushtat, zhvilluan edhe një bashkëbisedim për projektet, të arriturat e zyrtarëve të emëruar nga ASH, si dhe planet dhe aktivitetet për të ardhmen.

Pesë vëllezërit nga familja Agushi ishin në mesin e mbi 700 bashkëqytetarëve të cilët gjithë jetën e tyre, edhe pse kanë lindur dhe jetuar në Maqedoni, me dekada nuk kanë qenë të evidentuar dhe nuk kanë qenë të pajisur me dokumente personale. Me ndryshimet e fundit ligjore, Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që përfundimisht zgjidh problemin e personave të paevidentuar”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu