Nga 2024 punësimet pa nevojën e nënshkrimit të Ministrisë së Financave!

Nga viti i ardhshëm punësimet në sektorin publik dhe administratë në Maqedoninë e Veriut do të kryhen pa firmën e kërkuar më parë nga Ministria e Financave.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencën për media me ndryshimet në Ligjin për Buxhetin, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell INA.

Kjo do të thotë se ministritë, ndërmarrjet publike, shoqëritë aksionare shtetërore, drejtoritë, agjencitë dhe institutet do të mund të punësohen pa marrë pëlqimin e Ministrisë së Financave.

Sipas Besimit, bëhet fjalë për decentralizim të punësimit dhe punëdhënësi do të mund të punësojë me përgjegjësinë e tij, gjegjësisht vetëm me deklaratë nga kreu i institucionit se janë siguruar mjete për punësim.

Ministria e Financave deri më tani është dashur të njoftojë për mjetet e siguruara financiare, të njohura si “pëlqimi” për punësim dhe vetëm atëherë institucioni ka publikuar njoftim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu