Shkaktoi polemika për gjininë, boksierja algjeriane fiton përsëri dhe siguron medalje

Boksierja algjeriane Imane Khelif, e cila ka përfunduar në qendër të polemikave për shkak të faktit se nuk ka kaluar testin e përshtatshmërisë gjinore në Botërorin e një viti më parë, ka siguruar një medalje në Lojërat Olimpikë pasi mundi në çerekfinale hungarezen Luka Hamori.

Khelif kishte përfunduar në qendër të polemikave edhe më shumë pasi në raundin e mëparshëm një boksiere italiane ishte tërhequr nga gara pas pak sekondash kundër saj. Hamori, e cila kishte ndezur sfidën duke postuar një foto të saj duke u ndeshur me djallin, nuk kishte përgjigje për kundërshtaren, e cila dominoi gjithë ndeshjen dhe fitoi me unanimitet 5-0.

Kjo fitore e çoi atë në gjysmëfinale të turneut dhe i garantoi të paktën medaljen e bronztë, pasi në boks u jepet të dy humbësve të gjysmëfinaleve. Khelif ishte dukshëm e emocionuar pasi doli nga ringu duke qarë, ndërsa trajneri i saj ulërinte para përfaqësuesve të mediave “e kanë bullizuar”, ndërsa dilte jashtë sallës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu