Pamje të rënda! Stresi e preu në besë, dalin pamjet e rënda të rrahjes së Medi Isenit nga grupi i Noizyt

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në diskotekën “Sancy” në Pejë të Kosovës, ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e Medit? Ja kush tjetër fshihet pas kësaj
Medi Iseni dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta. Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital, teksa media kosovare “Gazeta Sinjali” ka publikuar pamjet e Medi Isenit dhe Bekim Hadergjonajt, ku ata shihen me plagë të shumta në kokë dhe trup, si dhe të mbuluar në gjak.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi ka deklaruar se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa deri më tani ende nuk ka asnjë të arrestuar, ku duket se Noizy, një njëri i afërt me politikanët, po mbrohet nga institucionet e Kosovës.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.



REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu