“E kapi për koke dhe e përplasi për shkallëve”, i caktohet 1 muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e gruas

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muajit të pandehurit D.Zh., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë”. I pandehuri D.Zh., dyshohet se më 31 korrik të këtij viti, në shtëpinë e tij, me dashjë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, ku sipas gjykatës, i njëjti e kishte kapur për koke të ndjerën dhe e ka përplausr në shkallët e betonit.

“Me datë 31.07.2024 rreth orës 21:15min, në fshatin Gushtericë e Poshtme, Komuna e Graçanicës, përkatësisht në shtëpinë e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes bashkëshorten e tij, përkatësisht tani të ndjerën M.ZH”.

“I pandehuri D.ZH, pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me tu kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes, e njëjta dërgohet në QKUK dhe hospitalizohet deri me datë 02.08.2024, ku rreth orës 03:40 të mëngjesit, ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin për caktimin e paraburgimit, duke thënë se nëse i pandehuri D.Zh., gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se i njëjti do të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti, se nëse i pandehuri D.ZH gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, i njëjti mund të arratiset dhe mund të largohet nga vendi, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afatgjatë, po ashtu ekziston rreziku i asgjësimit apo ndryshimit të provave si dhe ndikimi në dëshmitarë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu