VMRO-DPMNE mund ta lëshojë KSHZ-në, nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari!

Nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, VMRO-DPMNE do të shqyrtojë tërheqjen e përfaqësuesve të saj nga ky komision, paralajmëroi kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i cili tha se që në fillim “po shihet që dikush po tenton që të kemi proces zgjedhor të paligjshëm dhe jolegjitim”.

“Më duhet ta pranoj se nëse vazhdojnë të sillen kështu, ende po konsultohem me bashkëpunëtorët, por mendoj që nuk ka çka kërkon as VMRO-DPMNE-ja në punën e KSHZ-së. Atëherë le të realizojnë zgjedhje BDI, Ali Ahmeti, Zeçeviq, Mariçiq, Kovaçevski, Spasovski dhe të shohim në çfarë do të ngjajnë ata zgjedhje sepse po shohim se dikush po përpiqet të kemi proces zgjedhor jolegjitim dhe jolegal”, tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.

E opozita shqiptare, Lidhja Europiane për Ndryshim, priti që çështja e anëtarët të KSHZ-së të përmendjen edhe në fjalimin vjetor të Presidentit, gjë që nuk ndodhi, andaj Fadil Zendeli nga ky koalicion u shpreh se nëse ne hyjmë në zgjedhje pa kompletimin e KSHZ-së, vend që siç tha i takon opozitës shqiptare, atëherë porosia është shumë e qartë.

“Porosia është shumë e qartë, shumë negative, shumë shqetësuese kur edhe vetë Presidenti i shtetit nuk deklarohet rreth kësaj çështjeje për të cilën opinioni dhe të gjithë ne tashmë jemi të shqetësuar për shkak se një institucion duhet të jetë i kompletuar gjatë procesit kur hyjnë në zgjedhje, ai nuk kompletohet pastër, nga obstruksionet dhe bllokada që e kemi në kuvend, veçanërisht nga Kryetari i kuvendit dhe shumica parlamentare”, pohoi Fadil Zendeli, LEN.

Një vend anëtari në KSHZ është vakant për shkak se kur Aleanca për Shqiptarët u fut në Qeveri, anëtari i saj, Krenar Lloga u bë Ministër. Ai duke folur në emër të partisë edhe sot ripërsëriti se nuk heqin dorë nga anëtari në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu