ASh: Urime Bekim Qokut sjelljen e policisë serbe në Ohër! Presim prononcim nga Albin Kurti

Aleanca për Shqiptarë – Fronti Europian ka reaguar pas informacionit se Policët e Serbisë do të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut, për të cilin njoftoi ministri serb, Ivica Daçiq.

“Urime deputetit të VV-VLEN sjelljen e policisë sërbe në Ohër! Presim prononcim nga z.Albin Kurti

Pas një fshehje dhe heshtje të çuditshme ndaj të gjitha vendimeve të Qeverisë jo legjitime, deputeti i Vetëvendosjes-VLEN, Bekim Qoku, solli diçka të “madhe” për qytetin e tij dhe shqiptarët në përgjithësi. Falë Qeverisë dhe ndryshimit që solli ky deputet dhe koalicioni ku ai bën pjesë, pas 35 viteve policia sërbe do të patrullojë lirshëm në Ohër, me kompetenca që të reagojë ndaj qytetarëve të saj që do vizitojnë Ohrin për pushime. Duke patur parasyshë deklaratën e ministrit Ivica Daçiç (i cili paralajmëroi edhe hyrjen e policisë), se Sërbia e njeh Kosovën si territor të vetin, kjo nënkupton se në Ohër do të kenë të drejtë të arrestojnë çdo shqiptar të Kosovës të cilin Sërbia e kërkon për luftën e vitit 1998-99.

Kërkojmë publikisht që për këtë të prononcohet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherit kryetar i Bekim Qokut dhe mbështetës i koalicionit jolegjitim që aktualisht është pjesë e Qeverisë e cila na e riktheu Sërbinë në RMV. A pajtohet dhe a mbështet z.Kurti këtë vendim, a do ta mbajë deputetin e tij ende në këtë Qeveri dhe a e sheh këtë rast në përputhje me politikat e Qeverisë dhe partisë që i drejton?”, thuhet në reagimin e ASh-së./tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu