Mëngjesin e sotëm në ora 00:57 në DPB Strugë është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës disa persona janë sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit mjekësor. Ekipet policore dhe një prokurori publik kujdestar kanë kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Nga MPB thonë se janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/