ASH: Veprimi i Minçevskit goditje e rëndë mbi Marrëveshjen e Ohrit, qëndrimi i VLEN në Qeveri i pakuptimtë!

Vendimi i fundit i Ministrit për administratë, Goran Minçev, për ndryshimin e përqindjes së përfaqësimit sipas Balancuesit, ka ngjallur shumë reagime.

Me reagim për këtë veprim të Qeverisë ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, e cila është pjesë e Frontit Europian.

Nga atje thonë se ky është edhe një hap i radhës për realizimin e skenareve të paralajmëruara që nga ditët e para të ardhjes së kësaj Qeverie për degradimin e shqiptarëve në vend.

Sipas tyre, me këtë vendim, përfaqësimi i shqiptarëve në të gjitha institucionet do të ulet nga 29,52% në 24,30%.

Shtojnë se hapat e shpejtuara të Qeverisë jolegjitime për degradimin dhe shfuqizimin e paralajmëruar të Balancuesit janë tejet shqetësuese dhe paraqesin goditje të rëndë ndaj Marrëveshjes së Ohrit

Mes tjerash nga ASH-ja thonë se pas kësaj, partitë shqiptare në Qeveri nuk do të duhej të qëndronin edhe sikur të ishin fitues të zgjedhjeve, e jo më si humbës.

“Kjo nënkupton që për vite me radhë në të ardhmen, nuk do të punësohet asnjë shqiptar në ato institucione ku përqindja e shqiptarëve ka arritur 24% e që në praktikë do të thotë se një numër i madh i institicioneve do t’i kenë dyert e mbyllura për shqiptarët. Hapat e shpejtuara të Qeverisë jolegjitime për degradimin dhe shfuqizimin e paralajmëruar të Balancuesit janë tejet shqetësuese dhe paraqesin goditje të rëndë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe kohezionit ndëretnik në vend. Pas kësaj, partitë shqiptare në Qeveri nuk do të duhej të qëndronin edhe sikur të ishin fitues të zgjedhjeve, e jo më si humbës, pa legjitimitet dhe të degraduar. Ju bëjmë thirje partive shqiptare që të braktisin këtë Qeveri e cila në çdo veprim po shkel dinjitetin tonë si shqiptarë”, ka dekalruar ish ministry Naim Bajrami, tani nënkryetar i ASH-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu