Naim Bajrami: Përfaqësimi i shqiptarëve do të ulet në 24%, VLEN të braktisë Qeverinë që po shkel dinjitetin tonë si shqiptarë

Pas vendimit të ministrit për Administratë që të bëhet ndryshimi i përqindjes së përfaqësimit sipas Balancuesit, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët ku tha se ky vendim, po degradon shqiptarët. ASh tha se me ketë vendim, përfaqësimi i shqiptarëve do të uket në 24,30 përqind, me 29,52 sa është tani.

“Vendimi i fundit i Ministrit për administratë, Goran Minçev, për ndryshimin e përqindjes së përfaqësimit sipas Balancuesit, është edhe një hap i radhës për realizimin e skenareve të paralajmëruara që nga ditët e para të ardhjes së kësaj Qeverie për degradimin e shqiptarëve në vend. Me këtë vendim, përfaqësimi i shqiptarëve në të gjitha institucionet do të ulet nga 29,52% në 24,30%. Kjo nënkupton që për vite me radhë në të ardhmen, nuk do të punësohet asnjë shqiptar në ato institucione ku përqindja e shqiptarëve ka arritur 24% e që në praktikë do të thotë se një numër i madh i institicioneve do t’i kenë dyert e mbyllura për shqiptarët.
Hapat e shpejtuara të Qeverisë jolegjitime për degradimin dhe shfuqizimin e paralajmëruar të Balancuesit janë tejet shqetësuese dhe paraqesin goditje të rëndë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe kohezionit ndëretnik në vend.
Pas kësaj, partitë shqiptare në Qeveri nuk do të duhej të qëndronin edhe sikur të ishin fitues të zgjedhjeve, e jo më si humbës, pa legjitimitet dhe të degraduar. Ju bëjmë thirje partive shqiptare që të braktisin këtë Qeveri e cila në çdo veprim po shkel dinjitetin tonë si shqiptarë”, tha Aleanca për Shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abbas quan Hamasin “bij qenësh” dhe kërkon lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

Presidenti tha gjithashtu se Hamasi duhet t'ia "dorzojë" PA-së përgjegjësinë për Gazën dhe armët e saj dhe të shndërrohet në një parti politike Mahmoud Abbas...

Egli dhe Gjesti në krizë? Avokatja zbulon detajet

Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë avokatja Nexhi Beqiri. Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por...

Përpjekje e re, rezultat i vjetër: Dështimi i pestë në Kuvend

Është shënuar dështimi i pestë me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, prej kur nisi seanca konstitutive, më 15 prill. As në votimin...

Fronti Evropian drejtë shpërbërjes, mund të përjetoj krisje të reja brenda koalicionit?!

Fronti Evropian po shkon drejtë shpërbërjes. Të paktën kështu lënë të kuptohet eksponentë nga ky front por edhe kundërshtaret e tyre politik pasi që...

Mbrojtja thotë se Thaçi dhe Veseli kanë pasur vështirësi që të komunikojnë me familjarët e tyre

Gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mërkurën në Hagë, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se kërkesa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu