Mbajtje premtimi apo procedurë normale? Cila është e vërteta pas marrjes së licencës dy kompanive të bixhozit?

A u mbyllën se po mbahet premtimi për luftën kundër bixhozit, apo se nuk i plotësonin më kushtet për ta mbajtur licencën për shkak të mospagimit të detyrimeve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike? Cila është e vërteta për marrjen e licencave dy kompanive të bixhozit?

Izet Mexhiti dje vendimin e paraqiti si “kalim në veprim kundër kumarit”, duke shtuar se po “fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit” dhe se “Qeveria e re fillon me realizimin premtimit se do ta heqim kumarin nga shtëpitë, familjet dhe fëmijët tanë”.

Por në njoftimin e Qeverisë për këtë nuk e proklamojnë si nisje e luftës kundër bixhozit, por sqarojnë se mbyllja vjen si vendim i Ministrisë së Financave, “për marrje të licencës për organizimin e lojërave të fatit në klub automatik të lëshuar për Shoqërinë për Prodhim, Tregti dhe Shërbime “ARENA GAMING” Strumicë”.

Pas kësaj, në një komunikatë me shkrim, nga VLEN e përshëndetën propozimin e Ministrisë së Financave dhe vendimin e Qeverisë për, siç shkruajnë, të hequr dy licencat e para për kazinotë që nuk e kanë respektuar ligjin”.

I pyetur për këtë në emisionin e sotëm DailyClick, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, tha se marrja e licencave për ato që s’kanë paguar detyrimet është një prej mënyrave për mbyllje, gjersa sqaroi edhe planin e Qeverisë se si do të shkohet deri në mbylljen e kazinove.

Nga koalicioni VLEN kumtojnë se kërkesa për interpretim autentik që e kanë dorëzuar në Kuvend, do të mundësojë mbylljen e kazinove online dhe do të krijojë parakushte ligjore për përgjegjësinë e të gjithë ish-zyrtarëve që me vendime të papërgjegjshme sollën lojërat e fatit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu