Qytetarët e Luginës nisen nga Gjilani për ta ushtruar të drejtën e votës në Serbi

Një numër i qytetarëve të Luginës janë nisur nga Gjilani për ta ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që po mbahen sot, raporton Koha.net. Transporti është siguruar falas nga Komuna e Gjilanit për të gjithë qytetarët e Luginës që jetojnë e veprojnë në Gjilan.

“Ju njoftojmë se komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. Për më shumë informata, ju lutemi të drejtoheni tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit. Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, kishte njoftuar të enjten kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Disa autobusë me qytetarë nga Lugina janë parë duke u nisur për në Serbi për të ushtruar të drejtën e votës.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë në Serbi nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë në Gjilan, janë mbi dy orë.

Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, afro dy orë.

Shqiptarët në zgjedhjet në Serbi po garojnë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

Dhjetëra autobusë me qytetarë serbë janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Serbi, ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen atje.

Një pjesë e tyre përmes transportit të organizuar janë nisur pas orës 6:00 nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, pastaj grupi tjetër në 7:30 dhe organizime do të ketë pothuajse çdo orë deri në mesditë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu