Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka përshëndetur kandidaturën e Kamala Harris për presidente të SHBA-ve. Taravari thotë se kjo është tregues i rëndësishëm për rrugëtimin e drejtë të barazisë gjinore.
“E përshëndesim kandidimin e znj.Kamala Harris për presidente të SH.B.A-ve. Kandidimi i saj është një tregues i rëndësishëm se barazia gjinore është në rrugë të drejtë. Prej themelimit të saj Amerika nuk ka pasur kurrë një presidente femër. Natyrisht që gjinia nuk mund të jetë një faktor dominues për të vlerësuar meritat e një njeriu, por gjinia nuk mund të jetë as një faktor pengues!”, ka shkruar Taravari.