27-vjeçarja tentoi të mbytej me fëmijët e mitur në lumin Buna/ Bashkëshorti fajëson prindërit e gruas: Nuk duan që të na shohin mirë…

Pas ditë më parë një tjetër ngjarje tronditësë për pak sa nuk u regjistrua teksa një nënë me 4 fëmijë tentoi të hidhej në lumin Buna. Ngjarja u regjistrua pak muaj pasi një nënë tjetër kreu aktin e rëndë duke u hedhur së bashku me tre fëmijët në ujrat e Bunës. Fatkeqëshisht asnjë nga ata nuk shpëtoi ndërsa rasti i pak ditëve më parë u zbulua në kohë dhe u bë ndërhyrja nga policia.

Ndërkohë ditën e sotme bashkëshorti i gruas që tentoi të mbytej bashkë me fëmijët ka folur në lidhje me ngjarjen. Në një intrervistë në emisionin “Me zemër të hapur”, në News24 ai tha se nuk ishte në proces divorci me gruan e tij dhe se familja e saj ndërhynte. Ai shtoi se familja e saj nuk donte që ata të ishin bashkë. Mes të tjerash ai tregoi se gruaja e tij për shkak të problemeve me familjen kishte tentuar që të vriste veten 3 muaj më parë.

“Isha në polici për të folur për të shkuar te familja Bajrami, që është familja e bashkëshortes. Marrëdhëniet me të i kemi shumë të mira. Unë ika në Mal të Zi për dy muaj në punë. Ajo ndenji për një 2 jave te një shoqe. Më pas ajo e hodhi në rrugë. Më pas gruaja iku te prindërit e saj. Janë shpikje të gjitha, pasi unë nuk jam në proces divorci.

Në Brazil, peshkaqenët u testuan për kokainë, të gjithë dolën pozitivë
Janë shpifje të nënës së gruas time, i vërteton të gjitha sistemi i drejtësisë. Ata nuk duan që të na shohin mirë. Babai i saj, kemi 9 vite martesë, hyn mes çiftit. Prej tyre nuk kam parë ditë të mirë me sy, as unë dhe as gruaja ime. Nëna thoshte; ik nga aty. Hajde se të mbaj unë me 4 fëmijë. Unë i thoja; ça po thua, se unë jam i martuar. Ne u njohëm në rrjetet sociale. Por ata nuk donin, nuk ishin dakord. Atë ditë që ka ardhur te unë, është nisur me biçikletë për të ardhur te shtëpia ime. Familja e saj na ka shkatërruar. Në atë kohë kur u martuam ne, gruaja ishte 18 vjeçe. Ajo i lajmëroi që do të martohej me mua. Më pas nisi marrëdhënia mes tyre.

Babai i saj më kërcënonte me jetë, më thoshte; do të vras. Falënderoj Zotin dhe policinë që më shpëtuan familjen. Më shpëtuan ata 4 engjëj. Isha në Mal të Zi kur e mësova ngjarjen e rëndë. Gruaja më mori në telefon dhe më tha; “Ajet po të marr për herë të fundit në telefon”. Ishte para 1 ore para ngjarjes. Ajo ka tentuar që të vetëvritet 3 muaj më parë për shkak të familjes. Kisha 2 javë që isha larguar në kamp. Ajo qëndroi te shoqja, ajo e hodhi në rrugë. Pas asaj telefonate mora në telefonatë policinë, të gjithë i njoftova. Edhe fqinjin. Ai babai i vetë është mashtrues.”, tha ai.

Pak ditë më parë nëna e 27-vjeçares tha se vajza e saj ishte nën presion të madh si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti dhe ndodhej në proces divorci. Gjithashtu ajo ka treguar se dhëndri i saj përveç dhunës kishte dhe një lidhje me një tjetër grua me të cilën kishte edhe fëmijë me të.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu