Mexhiti takohet me mërgimtarët: Jeni pjesë e rëndësishme e jona dhe kontributi juaj është i jashtëzakonshëm

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, gjatë ditës së sotme u takua me mërgimtarët, takim ky që qysh nga dita e djeshme e paralajmëroi, Mexhiti tha se ardhja e mërgimtarëve është dëshmi dashurie dhe ata që janë në Maqedoni, i bën më të pasur e më të fortë.

Ai tha se mërgimtarët janë pjesë e rëndësishme e vendit dhe se kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm.

“Për mua ishte gëzim i madh, të rri e bisedoj me ju, që çdo ditë mbani gjallë frymën e Atdheut në zemrat tuaja! Me vite keni qëndruar larg, duke punuar dhe sakrifikuar, por lidhja juaj me vendlindjen ka mbetur e pandryshuar. Çdo hap që keni ndërmarrë jashtë vendit, çdo arritje dhe sukses, ju e keni sjellë në vendlindjen tuaj, e ky është një testament, një përmendore e dashurisë suaj të madhe, për Atdheun. E që neve, që jetojmë këtu, na bën te kuptojmë e të reflektojmë, se si e sa shumë duhet të punojmë për vendin tonë, e si duhet ta duam vendin tonë.

Ju, jeni pjesë e rëndësishme e jona! Dhe, ne jemi krenarë për çdo sfidë që keni përballuar, dhe për çdo arritje që keni realizuar. Kontributi juaj për vendin tonë është i i jashtëzakonshëm, dhe për këtë ju falënderojmë nga zemra”, tha mes tjerash Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu