LSDM: 20 mijë euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington

Nga partia opozitare LSDM thonë se kanë zbuluar shumën e saktë të biletave të udhëtimit, të delegacionit qeveritar që mori pjesë në Samitin e Uashingtonit.

Sipas LSDM-së, të gjithë kanë udhëtuar në biznes-klasë kurse 4 deri 5.000 euro ka kushtuar një biletë e udhëtimit.

“Sipas informatave tona, për Mickoskin është porositur biletë biznesi me çmim kthyes 237.0072 denarë ose 4.000 euro. Por, kjo nuk është bileta më e shtrenjtë e udhëtmit. Bileta e Ministrit të Mbrojtjes, Vlado Misajlovski është paguar madje 280.000 denarë, kurse dy biletat tjera të Toshkovskit dhe Mucunksit janë paguar nga 4.500 euro secila. Thuajse 20.000 euro u ka kushtuar qytetarëve udhëtimi komod i Mickoskit dhe Ministrave në Uashington”, tha Kuzeska.

LSDM-ja vazhdon të insistojë në përgjigje nga OBRM-PDUKM-ja nëse Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, përmes të ashtuquajturës dhuratë prej 325.000 eurove, sic thonë socialdemokratët, ka bërë larjen e parave të zeza.

Sipas LSDM-së, ai është dënuar për keqpërdorim të funksionit, duke përmendur rastin me autobusët kinez.

“Vetëm përmes dhuratës së pretenduar Janushevi muna ta fsheh origjinën e parave ose ta fsheh burimin e mjeteve. Vetëm në këtë mënyrë Janushevi mund t`i legalizojë paratë e zeza. A janë këto paratë nga autobusët kinez ku përfitoi vetëm regjimi i OBRM-PDUKM-së, kurse qytetarët fituan transport të pasigurt publik? Kush dhe pse i ka dhuruar Janushevit 325.00 euro? Si i ka fituar ai person paratë dhe sa mund të jetë fitimi i tij që të mund të bëj dhuratë prej 325.00 eurove?”, thanë nga LSDM.

Socialdemokratët shtrojnë pyetjen nëse përfundimisht do të nisin të reagojnë institucionet dhe presin prononcimet e Prokurorisë dhe Komisionit Antikorrupsion, pasi sipas tyre, qytetarët votuan ndryshime kurse fituan shoqatë kriminale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu